Klubet shqiptare dorëzojnë dokumentacionin për kupat e Europës

Futboll

Klubet shqiptare dorëzojnë dokumentacionin për kupat e Europës

Më: 1 maj 2020 Në ora: 13:48
Klubet shqiptare dorëzojnë dokumentacionin për kupat e Europës

Klubet shqiptare dorëzojnë dokumentacionin për kupat e Europës.

Klubet e Superiores që pretendojnë që në fund të sezonit të marrin pjesë në kupat e Europës, kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin për kriterin financiar.

“Ditën e djeshme ka përfunduar procesi i dorëzimit të dosjeve të kriterit financiar për të gjitha klubet aplikante për një licensë në kompeticionet e UEFA-s.

Prej ditës së hënë, datë 4 maj 2020 të gjitha dosjet do t’i dërgohen ekspertit të kriterit financiar, i cili do të përpilojë raportet për secilën skuadër.

Në përfundim të analizës, të gjitha raportet e ekspertëve do t’i paraqiten Komisionit të Licensimit në FSHF.”, njofton FSHF-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat