Bardhi: Nga trajnerët kemi një program për stërvitje

Futboll

Bardhi: Nga trajnerët kemi një program për stërvitje

Më: 1 maj 2020 Në ora: 15:18
Bardhi: Nga trajnerët kemi një program për stërvitje

Enis Bardhi mbetet në Valenci të Spanjës, në pritje të dilemës se a do të vazhdojë sezoni në La Liga. Bardhi për mediat spanjolle potencoi se tërë kohën qëndron në shtëpi, duke u stërvitur sipas programit të rekomanduar nga mjekët e klubit.

“Shtëpinë e kam bërë si një palestër për stërvitje. Nga trajnerët kemi një program për stërvitje dhe pastaj punojë më shumë që më të kalojë koha. Nëna ime më këshilloi që të blejë sa më shumë gjëra onlajn dhe unë e kam përcjell këtë mesazh, ashtu që fare skam dal në rrugë. Kur nuk stërvitem shoh filma të zhanreve të ndryshëm ose ndonjë ndeshje, ku mësoj për gabimet që kam bërë.

Çdoherë shoh në gjërat pozitive, ashtu që besoj se do të nxjerrim shumë mësim nga kjo situatë. Unë personalisht do të dëshiroja që kur të mbarojë kjo krizë, më shumë të çmojmë gjërat e vogla në jetë, të gëzohemi në momentet që janë shumë domethënese, “ka thënë mes tjerash Bardhi për mediat spanjolle.

Levante është në pozitën e 13 me 33 pikë ose 8 më shumë nga zona e rrezikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat