Inter dëshiron transferimin e përhershëm të këtij lojtari

Futboll

Inter dëshiron transferimin e përhershëm të këtij lojtari

Më: 1 maj 2020 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Skuadra e Interit e dëshiron transferimin e përhershëm të një lojtari.

Inter janë të prirë të bëjnë transferimin e përhershëm të Victor Moses, pasi marrëveshja e huazimit të tij të përfundojë këtë verë.

Calciomercato raporton se ‘Zikaltërit’ dëshirojnë transferimin e plotë të lojtarit, i cili iu bashkua vetëm në afatin kalimtar të janarit.

Antonio Conte kërkon të mbajë në skuadër Moses, të cilin e ka stërvitur edhe sa ishte pjesë e Chelsea.

Ajo që mund të paraqes problemin e vetëm në arritjen e marrëveshjes, është çmimi prej 12 milionë euro që Chelsea i ka vendosur lojtarit.

29 vjeçari, është pjesë e Chelsea që nga viti 2012, por që nga ajo kohë, është dërguar në huazim pesë herë, te Liverpool, Stoke City, West Ham, Fenerbahce dhe së fundi Inter, që tani dëshiron transferimin e tij të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat