Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani, jep lajmin e madh për gjyqtarë e Kosovës.
Ai mbetet me shpresë se shumë shpejt do të normalizohet vendi dhe të vazhdojnë garat.
“Në emër të gjithë gjyqtarëve dhe vëzhguesve të gjyqtarëve falenderoj Komitetin e FFK-së me në krye Kryetarin z. Agim Ademi për ekzekutimin e pakos për mbështetje financiare për gjyqtarë për COVID 19.
Njëherit, njoftojmë se komisioni i gjyqtarëve është duke u kujdesur që gjyqtarët të jenë në formën optimale fizike, kurdo që fillojnë të luhen ndeshjet e futbollit”, ka njoftuar Hasani.