222 milion euro për transferimin e Neymarit

Futboll

222 milion euro për transferimin e Neymarit

Më: 1 maj 2020 Në ora: 21:41
Neymari

Deri më tani ka pasur raportime vazhdimisht në media për një rikthim të mundshëm të Neymarit në Barcelonë.

E për këtë gjë ka folur edhe trajneri i Barçës Quique Setien.

Barcelona po ashtu ka rënë dakord me futbollistët për uljen e pagave shkaku i krizës financiare nga koronavirusi e kjo gjë siç duket do të ndikoj edhe në transferimin e brazilianit.

Andaj Setien ka mohuar se do të shpenzojnë 222 milionë euro për transferimin e Neymarit.

“222 milionë euro për të? Jo. Unë nuk mendoj se dikush mund të shpenzojë kaq shumë”, ka thënë trajneri i Barcelonës.”

Po ashtu Setien ka thënë që pandemia do të kushtëzoj shumë gjëra në aspektin ekonomik të klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat