Ismajli është një ndër më të lakuarit kohët e fundit

Futboll

Ismajli është një ndër më të lakuarit kohët e fundit

Më: 2 maj 2020 Në ora: 13:38
Ismajli është një ndër më të lakuarit kohët e fundit

Emri i mbrojtjes së Kombëtare, Ardijan Ismajli është një ndër më të lakuarit kohët e fundit, në merkato. Emri i shqiptarit, i cili aktivizohet në Kroaci, te Hajduku i Splitit, është lidhur me 2 klube të Serisë A, Veronën dhe Torinon.

Mbrojtësi 23-vjeçar ka spikatur me klubin e tij shihet nga të gjithë si zëvendësuesi i Rrahmanit te Verona teksa mund të bëjë hapin e radhës të karrierës me kalimin në Serinë A.

Ndërkohë së fundmi një lajm jo fort pozitiv ka qarkulluar në mediat italiane. Sipas “TMW”, disa ndërmjetës ia kanë propozuar lojtarin klubit, por trajneri Nikola Juriç ka vendosur që të bllokojë transferimin e tij. Ai mendohet se po kërkon lojtarë të tjerë, po nga kamapionati kroat që njeh shumë mirë, ndaj për momentin ka vendosur që të mos jetë Ismajli emri i përzgjedhur për merkaton e verës.

Kësisoj e vetmja pistë për momentin në Serinë A, mbetet klubi i Veronës. Gjasat janë të mëdha që në fund të sezonit, Ismajli të largohet nga kampionati kroat duke iu bashkuar një klubi më cilësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat