“Luftë” mes të pasurve dhe të varfërve

Futboll

“Luftë” mes të pasurve dhe të varfërve

Më: 2 maj 2020 Në ora: 13:57
“Luftë” me të pasurve dhe të varfërve

“Luftë” me të pasurve dhe të varfërve në Premier Ligë, ja skuadrat që nuk duan që kampionati të rinisë

Premier Liga po mendon rikthimin në fushë pas pezullimit, për shkak të Koronavisurit, por jo të gjitha klubet janë të bindura për të rifilluar kampionatin.

Në Angli diskutimet për rinisjen e kampionatit vazhdojnë dhe ditën e sotme “Daily Mail” ka publikuar një pjesë nga bisedimet mes klubeve dhe federatës.

Klubet e mëdha dhe me financa të mira dëshirojnë të rifillojë kampionati, por pjesa tjetër që nuk kanë të njëjtën fuqi kërkojnë që të pezullohet përfundimisht sezoni aktual.

Argumenti që kërkohet pezullimi i sezonit është fakti se ndeshjet në fushë neutrale dhe me dyer të mbyllura do të dëmtonin konkurrencën mes ekipeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat