Ademi para mediave në Kroaci shpjegoi se çka ka ndodhur

Futboll

Ademi para mediave në Kroaci shpjegoi se çka ka ndodhur

Më: 2 maj 2020 Në ora: 14:05
Ademi para mediave në Kroaci shpjegoi se çka ka ndodhur

Reprezentuesi i Maqedonisë, Arian Ademi para mediave në Kroaci shpjegoi se çka ka ndodhur në periudhën e kaluar, kur opioni i atjeshëm i sulmoi futbollistët se refuzuan uljen pagave nga Dinamo Zagrebi.

“Problemi më i madh ishte se planet i mësuam në mediume, ndërsa vet klubi kërkonte përgjigje të prerë, edhe pse e dinte se secili prej futbollistëve kishte klauzola të ndryshme.

Mirëpo pas 4 ditëve, u ulëm në biseda dhe shpejt u morrë vesh. Falimenderojë klubit për gjithçka që ka bërë për mua, por mendojë se e kam shlyer borxhin, pasi refuzova ofertë nga Ligat më të forta, vetëm se Dinamo kërkoi që të qëndroj.

Është e vërtetë se kam refuzuar ofertë, trefish më të larta se ajo e Dinamo Zagrebit, andaj jam prekur nga ato thirrjet në opinion se kam harruar atë që ka bërë Dinamo për mua,” ka thënë mes tjerash Ademi për “Sportske Novosti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat