Emery beson se Neymar ka aftësinë të “uzurpojë”

Futboll

Emery beson se Neymar ka aftësinë të “uzurpojë”

Më: 2 maj 2020 Në ora: 15:14
Emery beson se Neymar ka aftësinë të “uzurpojë”

Unai Emery beson se Neymar ka aftësinë të “uzurpojë” (zbresë nga froni) Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo si lojtari më i mirë në botë. Ish-trajneri i PSG ka punuar me yllin brazilian në sezonin e tij të parë në Francë, pas transferimit 222 milionë eurosh nga Barcelona, më 2017.

Trajneri spanjoll, i cili u largua nga parizienët më 2018 dhe vazhdoi të drejtojë Arsenalin, vazhdon të besojë në aftësitë e 28-vjeçarit, me klas botëror. “Kam pasur një vit të mrekullueshëm me të, – tha Emery për EFE, në një intervistë me trajnerin e Granada, Diego Martinez, i cili ishte ndihmësi i tij te Sevilla.

– Kam mësuar aq shumë, duke parë potencialin e tij në çdo seancë stërvitore dhe në ndeshje. Neymar ka talent të madh brenda vetes, por edhe aftësi e cilësi për ta dëshmuar atë. Unë mendoj se ka mjaft mundësi për ta marrë “stafetën” nga Messi dhe Cristiano Ronaldo, që të bëhet futbollisti më i mirë në botë. Ai ka kohën dhe talentin për ta bërë këtë”.

Në fakt, nuk është hera e parë që Emery ka folur për brazilianin kohët e fundit, teksa ka parashikuar se ish-sulmuesi i Barçës do të kthehet në Spanjë një ditë: “Tani që jam në Spanjë, do të doja që lojtarët më të mirë të luajnë këtu, – tha ai për “Eurosport”. – Do të dëshiroja që Messi të vazhdonte në La Liga, që Cristiano të mos ishte larguar, që Neymar të kthehej. Të kishim ata lojtarë në ligën tonë na bënte më të mëdhenj.

Neymar duhet t’i thuhet: Përfito nga këto momente, kur mund të jesh më i miri në botë, sepse i ke aftësitë. Një karrierë sportive është e shkurtër, kështu që është e rëndësishme të përqendrohesh në momentet e duhura, që t’i kërkon profesioni. Neymar ka një zemër të madhe. Si futbollist është mbresëlënës në stërvitje dhe ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat