Gjigantët e Italisë pas Pogba – askush nuk ofron para për të

Futboll

Gjigantët e Italisë pas Pogba – askush nuk ofron para për të

Më: 2 maj 2020 Në ora: 16:14
Pogba

Të gjithë e duan Pogban, por askush nuk është gati të ofrojë para për të.

Ylli i Manchester United, Paul Pogba, është lojtari që po pëlqehet shumë nga dy gjigantët e kampionatit italian; Inter dhe Juventus.

‘Rai Sport’ shkruan se Juventus janë gati të shkëmbejnë lojtarë për Pogba, por jo të japin para.

Inter gjithashtu thuhet se pëlqen lojtarin, por për kartonin e tij janë të gatshëm të ofrojnë vetëm Marcelo Brozovic.

Pogba pëlqehet jashtëzakonisht shumë edhe nga Paris Saint Germain, por gjasat janë të vogla që ai të kalojë në Ligue 1.

Në Itali thonë se francezi do të preferonte një rikthim te Juventus, para një aventure të re në Francë ose Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat