Mourinho do mesfushorin e Barcelonës, përplaset me Interin e Juven

Futboll

Mourinho do mesfushorin e Barcelonës, përplaset me Interin e Juven

Më: 3 maj 2020 Në ora: 10:10
Mourinho

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, do të largohet nga Camp Nou në verë. Kroati ka humbur vendin e titullarit, pasi Frankie De Jong po luan para tij, ndërsa marrëdhënia me drejtuesit është krisur që pas eliminimit nga Liverpooli në Champions League. Ai shkoi një ditë më pas në festivalin e Sevillas së bashku me familjen e tij.

Minutat në këtë sezon kanë qenë me pikatore, ndërsa ekipet rivale po shohin situatën e tij të gatshme për ta rrëmbyer. Gazetari Fernando Polo jep lajmin se Tottenhami është i pari në garë për afrimin e futbollistit. Trajneri Jose Mourinho e do kroatin dhe duket se po bisedon me rivalët e tij historikë të Barcelonës.

“The Special One” nuk është i vetmi që e do, pasi Juventusi dhe Interi e ndjekin prej kohësh. Së fundmi në garë është futur dhe Atletico Madridi, por kroati parapëlqen të ndryshojë kampionat dhe të provojë emocionet e një lige të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat