Futbollisti i Skënderbeut ironizon Ramën përmes Rakitiçit

Futboll

Futbollisti i Skënderbeut ironizon Ramën përmes Rakitiçit

Më: 3 maj 2020 Në ora: 13:49
Futbollisti i Skënderbeut ironizon Ramën përmes Rakitiçit

Të shumta kanë qenë postimet ironike ndaj kryeministrit Rama nga futbollistë të ndryshëm, në këtë situatë të vështirë izolimi, ku futbolli është pezulluar prej afro 2 muajsh.

Së fundmi ka qenë mbrojtësi kryeqytetas i Skënderbeut, Eni Imami, që nëpërmjet në një “Story” në Instagram”, ku tregon deklaratën e yllit të Barcelonës, Ivan Rakitiç, ka ironizuar Ramën.

“Dua të zbresim në fushë, edhe me rrezikun se mund të infektohem”, u shpreh Rakitiç në një deklaratën. Teksa poston foton e kroatit, shtatlarti i prapavijës korçare shkruan me ironi: “Po s’ke kryeministër ti që na do të mirën, siç na e do ne”.

Image

Ky reagim ironik ka ardhur pasi qeveria i ka kthyer shpinën sportit në vend, teksa nuk ka një datë të përcaktuar për rifillimin e aktiviteteve sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat