Australia mund të jetë shpëtimtarja e Britanisë së Madhe

Futboll

Australia mund të jetë shpëtimtarja e Britanisë së Madhe

Më: 3 maj 2020 Në ora: 14:10
Australia mund të jetë shpëtimtarja e Britanisë së Madhe

Australia mund të jetë shpëtimtarja e Britanisë së Madhe të paktën përsa i përket futbollit elitar. Australia nuk është shumë e prekur nga Covid-19 ndryshe nga Anglia që është në kulmin e epidemisë dhe për këtë arsye agjenti anglez Gary Williams që jeton në Perth të Australisë i ka propozuar Premier Leagues të luajë 92 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni në Australinë Perëndimore për të kompletuar në këtë mënyrë sezonin aktual.

“ Klubeve angleze u pëlqën kjo ide ashtu siç u pëlqen edhe disa drejtuesve të qeverisë me të cilët kam biseduar”, u shpreh Gary Williams.

Sipas asaj që raporton gazeta The Sun një senator australian është i mahnitur nga ideja që ka hedhur Gary Williams dhe ka nisur kontaktet me qeverinë dhe ministrin e sporteve për të marrë mbështetjen e tyre për këtë ide fantastike.

Në Perth janë vetëm 4 stadiume që mund të plotësojnë kushtet për të luajtur ndeshjet e Premier League. Optus Stadium më i madhi me një kapacitet prej 65 mijë vendesh, Perth Oval prej 20 mijë e 500 vendesh, fusha e kriketit WACA prej 24 mijë e 500 vendesh Joondalup Arena me një kapacitet prej 16 mijë vendesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat