Rashford mund ta rrijë nivelin e Mbappes - Bota Sot
Rashford mund ta rrijë nivelin e Mbappes

Futboll

Rashford mund ta rrijë nivelin e Mbappes

Më: 3 maj 2020 Në ora: 15:47
Rashford mund ta rrijë nivelin e Mbappes

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, tani në Parma, Matteo Darmian, beson se Marcus Rashford do ta arrijë nivelin e Kylian Mbappes dhe do ta fitojë Topin e Artë një ditë, nëse punon zellshëm.

Darmian thotë se Rashford është lojtari që e ka mahnitur më së shumti në United.

Mbrojtësi italian tregon sesi në seancën e parë stërvitore të tij me Unitedin, Wayne Rooney ishte veçuar por ishte Rashford ai që i kishte lënë më së shumti mbresa.

“Rooney u veçua në seancën e parë stërvitore, por ishte një lojtar tjetër i cili më mahniti vërtet shumë. Ende e mbaj në mend seancën e parë stërvitore të Rashfordit me ekipin e parë sikur të kishte ndodhur dje”, tha Darmian.

Në mendjen e Darmianit, nuk ka kufij në atë që mund ta arrijë Rashfordi nëse nuk lëndohet dhe vazhdon të zhvillohet.

“Nëse ai vazhdon të punojë në mënyrën që e ka bërë deri më tani, atëherë do të jetë fitues i Topit të Artë. Jam i bindur. Ai më ka mahnitur më së shumti nga të gjithë lojtarët e Unitedit dhe është shumë i ri dhe mund të përmirësohet ende. Për mua ai mund ta rrijë nivelin e Kylian Mbappe dhe të garojë për Topin e Artë në vitet në vazhdim”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat