Ja si ka lypur para në rrugët e...

Futboll

Ja si ka lypur para në rrugët e...

Më: 3 maj 2020 Në ora: 17:06
Ja si ka lypur para në rrugët e...

Ish-mbrojtësi francez, Patris Evra ka zbuluar disa detaje nga fëmijëria e tij e vështirë, duke treguar se madje edhe ka lypur në rrugët e Parisit, por ai thekson se pikërisht kjo gjë e ka bërë të fortë.

38 vjeçari, i cili ka luajtur me Juventusin, Junajtid, Uest Ham, etj., shpjegon më tej se ai ka qenë pjesë e një familjeje të madhe me shumë vëllezër dhe motra, prandaj dhe shpeshherë mbeste pa buke. Kjo e shtynte drejt zgjidhjes më të mirë që ishte lypja.

“Do të tregohem i sinqertë me ju. Kam kaluar një fëmijëri të vështirë, duke qenë se kam shumë motra e vëllezër. Nuk ishte e lehtë të jetoje në rrugë. Nganjëherë nuk arrija as të kisha ushqim. Nuk kam frikë të tregoj që kam lypur para përpara dyqaneve.

Ishte një periudhë e vështirë, por e lumtur. Isha gjithmonë i lumtur dhe ndihesha me fat. Nuk do të ndryshoja asgjë nga ajo periudhë, sepse ajo më bëri ky që jam,” tregoi Evra për kanalin zyrtar të Mançester Junajtid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat