“Ishte e tmerrshme të luanim Atalanta-Valencia, shumë lojtarë u sëmurën pas asaj ndeshje”

Futboll

“Ishte e tmerrshme të luanim Atalanta-Valencia, shumë lojtarë u sëmurën pas asaj ndeshje”

Më: 4 maj 2020 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Atalanta-Valencia është ndeshja që do të mbahet mend shumë gjatë nga italianët dhe spanjollët.

E luajtur në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndeshja mes Atalanta dhe Valencia identifikohet si një nga ndeshjet që ndihmoi në përhapjen e pandemisë Covid-19.

Lidhur me këtë ndeshje ka folur së fundmi edhe lojtari i Valencia, Daniel Wass, i cili e konsideron të tmerrshëm vendimin për ta luajtur ndeshjen.

“Ata na thanë se ndeshja shkaktoi gjithçka që ndodhi”, ka thënë Wass.

“Është e tmerrshme që kemi luajtur atë ndeshje. Shumë nga lojtarët tanë u sëmurën pas atij takimi, dhe shumë spanjollë morën virusin me vete në Spanjë”, ka shtuar anëtari i Valencia.

Ndeshja mes Atalanta dhe Valencia konsiderohet si ‘bomba biologjike’ që përhapi virusin nëpër Bergamo, zemrën e Lombardisë, që doli të ishte regjioni më i prekur në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat