Ministri italian sot zgjohet me optimizëm: Do bëj gjithçka që të rifillojë Serie A

Futboll

Ministri italian sot zgjohet me optimizëm: Do bëj gjithçka që të rifillojë Serie A

Më: 5 maj 2020 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Një pozicion më optimist i orientuar drejt rifillimit të kampionatit, i shprehur nga Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora gjatë ditës së sotme.

Spadafora, i cili ishte skeptik për rifillimin e Serie A, tashmë është shprehur tejet optimist se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Shpresoj që Seria A të mund të kthehet, do të ishte surale nëse nuk do të ishte kështu. Komiteti tekniko-shkencor tashmë ka dhënë dritën e gjelbërt për trajnime individuale nga 4 maji, ndërsa nga 18 do të jetë e mundur të zhvillohen seanca në grup nëse komiteti miraton protokollin FIGC”, tha ministri gjatë transmetimit të Frontiere në Rai 1.

”Unë kam besim sepse tashmë ishte paraqitur një punë e mirë, kishte ndonjë lëshim por deri në fund të javës do të kemi një përgjigje”.

Spadafora ka dhënë gjithashtu disa deklarata në një intervistë me Corriere della Sera: “Unë do të bëj gjithçka për të siguruar që Seria A të mund të rifillojë, por nuk mund të them kur do të jetë e mundur të zbresin në fushë. Askush nuk dëshiron të mbyllet si në Francë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat