Edhe Hungaria i kthehet kampionatit

Futboll

Edhe Hungaria i kthehet kampionatit

Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:08
Edhe Hungaria i kthehet kampionatit

Një tjetër shtet evropian hap dyert për futbollin e luajtur në fund të këtij muaji.

Bëhet fjalë për Hungarinë që e ndërpreu futbollin më vonë se pjesa më e madhe e shteteve të Evropës.

Në këtë vend gjithçka do të rinisë fundjavën e 23 majit me ndeshjet e Kupës ndërsa 1 javë më pas të shtunën e 30 majit do të rinisë dhe kampionati aty ku është ndërprerë.

Vendimi është zyrtarizuar nga federata hungareze e futbollit. Hungaria aktualisht ka më shumë se 3 mijë të prekur me koronavirus dhe 363 vdekje.

Sigurisht që ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e publikut, ndërkohë që të gjithë do të ndjekin edhe një protokoll sanitar që të mos ketë njerëz të infektuar. Më parë edhe Çekia ka marrë vendimin për ta kthyer futbollin dhe atje nis kampionati më 29 maj.

Së shpejti pritet edhe zyrtarizimi nga Danimarka, kurse në Gjermani pritet të jepet “OK” ditën e nesërme. Tri janë vendet që e kanë mbyllur sezonin që tani: Belgjika, Holanda dhe Franca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat