Tregon nëse fle vetëm apo me dikë - Bota Sot
Tregon nëse fle vetëm apo me dikë

Futboll

Tregon nëse fle vetëm apo me dikë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:16
Tregon nëse fle vetëm apo me dikë

Ilda Bejleri është një ndër personat që ka respektuar më shumë karantinën për shkak se u frikësua shumë nga koronavirusi.

Dhe moderatorja ka zbuluar detaje nga shtëpia e saj në një lidhje direkte me kolegun e saj Edi Manushi në emisionin “E diell”.

Ndërsa, Ilda tregonte shtëpinë e saj, Manushi mes batutave i tha: “Ku po shkojmë tani, tek krevati?”

“Prit o prit ti, tek krevati direkt…”, iu përgjigj ajo.

Dhe më pas shtoi: “Kjo është dhoma ime e gjumit, që fle vetëm unë. Unë kam një krevat të stërmadh, sepse jam nga ata njerëzit që kur fle dua shumë hapësirë, edhe krevati im është dy me dy, kështu që nuk bëj kompromis për këtë fakt.”

Padyshim nuk mungoi pyetja nëse fle në krevat vetëm apo me dikë tjetër.

Edi Manushi: Duke parë si jeton vetëm ti më vjen një pyetje spontane, duke parë atë krevatin 6 metra katrorë, të ka shkuar mendja të flesh me njeri tjetër në krevat apo do flesh gjithë jetën vetëm.

Ilda Bejleri: Ndava pamjen e krevatit me ty, por mos më kërko gjëra të tjera.

Edi Manushi: Vendosi kamerën poshtë krevatit direkt (qeshin).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat