Man Utd thërret lojtarët që janë jashtë Anglisë, gati për rifillimin e stërvitjeve

Futboll

Man Utd thërret lojtarët që janë jashtë Anglisë, gati për rifillimin e stërvitjeve

Më: 6 maj 2020 Në ora: 11:49
Man Utd

Manchester United u ka thënë lojtarëve që kanë qenë jashtë vendit gjatë shpërthimit të koronavirusit që të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë.

Masa vjen pasi klubet e Premierligës shikojnë opsionet për t’u rikthyer në fushat e stërvitjes më vonë këtë muaj nën propozimin e Projektit të Rifillimit, i cili ka çuar në shqetësime të ngritura nga katër mjekë të klubeve të Premierligës.

United ende nuk ka caktuar një datë kur stërvitja do të rifillojë në bazën e tyre në Carrington.

Bruno Fernandes, Fred, Victor Lindelof dhe Sergio Romero ishin në mesin e lojtarëve që iu dha leja të largoheshin nga Anglia në mars pas konsultimit me klubin.

Premierliga ka shpresë për të rifilluar sezonin aktual në qershor – potencialisht në vende neutrale pas dyerve të mbyllura – por propozimet nuk kanë marrë akoma miratimin nga qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat