Lajm i keq

Futboll

Lajm i keq

Më: 6 maj 2020 Në ora: 14:10
Lajm i keq

Kishte shpresë se kampionati elitar gjerman do të lejohej të rikthehej me ndeshjet e kampionatit në fundjavën e 15 majit, por kjo nuk pritet të ndodhë.


Sipas raportimeve të fundit, qeveria ka vendosur që dritën jeshile për t’u rikthyer Bundesliga do të jetë më 22 maj, dhe jo më 15 maj siç ishte paralajmëruar.

Sipas agjencisë gjermane të shtypit, DPA, kjo mund të marrë formën e një kampi trajnimi.

Kancelarja Angela Merkel ka vendosur të zhvillojë një takim me krerët e shteteve të mërkurën në 10 të mëngjesit për të diskutuar planet e Gjermanisë për lehtësimin e bllokimit aktual.

Parashihet që ata nuk do të lejojnë rifillimin derisa lojtarët të jenë karantinuar për të paktën dy javë, gjë që do të përjashtonte rifillimin e përfolur më 15 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat