Për herë të parë baba,  mbrojtësit të Kombëtares shqiptare

Futboll

Për herë të parë baba,  mbrojtësit të Kombëtares shqiptare

Më: 6 maj 2020 Në ora: 17:54
Për herë të parë baba,  mbrojtësit të Kombëtares shqiptare

Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare dhe të skuadrës hungareze, Honved, Naser Aliji, dita e djeshme (e martë, 5 maj 2020) ka qenë shumë e lumtur. Bashkëshortja e tij ka sjell në jetë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ina, njofton gazetari Reshat Ibrahimi.

Ata janë bërë për herë të parë prindër dhe kënaqësia s’ka pasur fund.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollsti 26 vjeçar nga Kumanova, përmes një postimi në Instagram, duke publikuar një fotografi me vajzën e tij, e cila ka lindur në Zvicër.

“Mirë se erdhe në këtë botë. Elhamdulilah”, ka shkruar Aliji, ku shihet duke e shikuar dhe mbajtur vajzën e tij në duar. Urime dhe me fat në jetë edhe nga ne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat