Juventus – Lyon, mësohet data e ndeshjes së kthimit

Futboll

Juventus – Lyon, mësohet data e ndeshjes së kthimit

Më: 6 maj 2020 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Ndeshja e kthimit e Ligës së Kampionëve e raundit të 1/8 mes Juventusit dhe Lyon raportohet të jetë planifikuar të luhet më 8 gusht.

UEFA është e prirë të përfundojë garat e klubeve, në një fillim gushti, me ligat vendase ku do të jenë veç të përfunduara.

Tani, RMC Sport citon një burim pranë UEFA-s, ku pretendohet se është mbajtur një takim mes zyrtarëve të organit drejtues dhe presidenteve të skuadrave kryesore të Evropës këtë mëngjes.

Sipas këtyre burimeve, UEFA njoftoi për qëllimin e saj për të mbajtur ndeshjen e dytë mes Juventusit dhe Lyon më 8 gusht, me kusht që të ketë mjaft siguri për ta bërë këtë.

Sidoqoftë, ende nuk ka ndonjë fjalë më shumë rreth formatit për raundet e mbetura, nëse ato do të zhvillohen me dy ndeshje.

Juventus ndeshjen e parë ndaj Lyon në Francë e kishte humbur 1:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat