Shqiptari i përgjigjet tifozëve: Ronaldo më pëlqen

Futboll

Shqiptari i përgjigjet tifozëve: Ronaldo më pëlqen

Më: 7 maj 2020 Në ora: 14:01
Shqiptari i përgjigjet tifozëve: Ronaldo më pëlqen

Armando Broja është një nga lojtarët më të talentuar shqiptarë, të cilin e pret një e ardhme e ndritur. Sulmuesi shqiptar ndonëse është vetëm 18 vjeç, arriti të debutojë pak muaj më parë me ekipin e parë te Çelsit.

Në këtë kohë kur futbolli është pezulluar për shkak të Koronavirusit, Broja ka vendosur t’iu përgjigjet tifozëve dhe t’iu shuajë atyre disa kuriozitete.

Në “Instagram”, sulmuesi ka zbuluar nga lojtari i preferuar te ndjenja në debutimin me Çelsin dhe shumë të tjera. “Lojtari më i mirë dhe më i talentuar me të cilin kam luajtur ka qenë Eden Hazard dhe të gjithë lojtarët e Çelsit të ekipit të parë. Më i miri i të gjithë kohërave ka qenë Ronaldo fenomeni, është i preferuari im.

Debutimi me ekipin e parë të Çelsit ishte shumë një ndjenjë e veçantë si për çdo të ri. Dua të ndjek si shembull Drogbanë dhe fenomenin për tu rritur në karrierë. Lojtari i preferuar tani për tani është Kristiano Ronaldo.

Më pëlqen mënyra se sa shumë punon dhe mënyra si luan. Momenti i veçantë që më ka ngelur në mendje nga Çelsi? Finalja e Champions-it, ku Drogba na dha trofeun.”, shkruan Broja në profilin e tij zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat