Covid-19 ka frikë nga yjet e Barçës, dalin rezultatet e analizave

Futboll

Covid-19 ka frikë nga yjet e Barçës, dalin rezultatet e analizave

Më: 7 maj 2020 Në ora: 15:30
Messi

Siç njoftohet nga programi “Primer Toc” i stacionit RAC-1, asnjë lojtar nga skuadra e parë e Barçës nuk ka rezultuar pozitiv për Covid-19 në testimet e ditës së djeshme, kështu që të gjithë janë të gatshëm të fillojnë stërvitjen individuale, nga kjo e premte.

18 lojtarë nga skuadra e parë dhe gjashtë të tjerë nga filiali (Barcelona B), përveç Dembélé, u testuan të mërkurën në periudha të ndryshme të ditës. Tamponi dhe analizat e gjakut u morën nga secili lojtar.

Këtë pasdite, La Liga pritet të nxjerrë të gjitha rezultatet. Barça është e pastër, ndaj do të ndezë motorët nga kjo e premte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat