Ja si e spiunoi Mërkella Kujtim Shalën! Pas kësaj i trokasin në derë...

Futboll

Ja si e spiunoi Mërkella Kujtim Shalën! Pas kësaj i trokasin në derë...

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2020 Në ora: 16:21
Kujtim Shala në mes

Në vitin 1983 Kujtim Shala ka qenë pjesë e Jugosllavisë U-21 dhe në një turne në Hong Kong!

Karakteristikë është se edhe shtypi i atij vendit kishte raportuar gjerë e gjatë, ku në foto me  numër shtatë shihet futbollisti i asaj kohe, Kujtim Shala, legjenda e futbollit të Kosovës dhe në të djathtë me shirit kapiteni, Mitar Mërkella!

Siç merret vesh, pas ndeshjes Shala ka pasur probleme të mëdha. 

Image

Arsyeja ka qenë, se ai nuk e kishte kënduar himnin jugosllav!

Kapiteni i ish Jugosllavisë U-21, Mitar Mërkella, lojtar shumëvjeçar i Cërvena Zvedës së Beogradit, e kishte spiunuar Shalën te selektori U-21, se nuk e ka kënduar himnin! Sepse Mërkella kishte qëlluar afër Shalës dhe e kishte parë gjithë situatën, kështu nuk kishte prituar edhe të kryejë punën e spiunit.

Selektori shkon e i troket në derë të dhomës, Shala e hap derën. “Shala, kam një punë me ty! Ju nuk e keni kënduar himnin jugosllav’! Shala ishte përgjigjur: ‘Nuk e kam ditur, për atë edhe nuk e këndova”. Selektori ia kthen: ‘Duhet ta mësosh’. Shala ia ktheu: ‘Shumë vështirë, se nuk ma rrok hiq, as vjershat nuk i mbajë mend’”, tregon një burim i afër me Shalën për gazetën kombëtare "Bota sot".

Shala nuk ishte interesuar të mësonte se si këndohet himni jugosllav dhe ashtu njihet si nga lojtarët më problematik në fund të viteve të 80-ta. Shala nga Liria kishte kaluar në Partizan të Beogradit, pastaj në Prishtinë, në Dinamo Zagreb, në kubet e Gjermanisë dhe në klubet franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat