Klubet më të prekura nga kriza

Futboll

Klubet më të prekura nga kriza

Më: 7 maj 2020 Në ora: 16:26
Klubet më të prekura nga kriza

Grupi financiar “KPMG” ka zbuluar se në rast se sezoni futbollistik 2019-’20 do të anulohej, atëherë humbjet e të ardhurave në 5 kampionatet kryesore të Europës llogaritet t’i kalojnë 4 miliardë eurot. Megjithatë, përfundimi i sezonit këtë verë me dyer të mbyllura do të sillte një zbutje të krizës. Klubet do të kenë më shumë para në dispozicion nëse sezoni rinis, sepse nuk do të detyrohen që të kthejnë mprapsht paratë e të drejtës televizive për ndeshjet e paluajtura.

Në Premier Ligë, klubet do të duhet të paguajnë 870 milionë euro nëse sezoni 2019-’20 përfundon këtu. Kryesuesit e Premier Ligës, Liverpuli dhe gjigantët spanjollë, Barcelona dhe Reali i Madridit janë klubet më të prekura nga kriza. Vlera e kampionëve të Europës do të pësonte një rënie prej 293 milionë eurosh nëse sezoni anulohet dhe 209 milionë eurosh nëse sezoni vazhdon. Reali i Madridit, që ka fituar 3 nga 5 Champions-et e fundit, do të pësonte një rënie të vlerës prej 317 milionë eurosh nëse sezoni anulohej dhe 224 milionë eurosh nëse shkohet deri në fund.

Barcelona, kampionia e Spanjës dhe kryesuesja e La Ligës, do të pësonte një rënie vlere prej 328 milionë eurosh me sezonin e përfunduar këtu dhe 233 milionë eurosh nëse përfundon. Mançester Siti është projektuar që të ruajë statusin e skuadrës më të shtrenjtë në Europë, duke pësuar një rënie vlere deri me 22% nëse sezoni anulohet dhe zbritur në 961 milionë euro. Edhe klubet e PSG-së dhe Çelsit pritet të goditen rëndë nga kriza.

Gjigantët francezë mund të shohin një rënie të vlerës së skuadrës së tyre me 25.4%, në 696 milionë tani që sezoni është anuluar, ndërsa vlera e kampionëve në fuqi të Ligës së Europës mund të bjerë akoma më shumë, me 27% nga 942 milionë euro në 688 milionë. Rënia dramatike e vlerës së klubit të Barcelonës me 28.9% vjen për shkak të moshës së madhe të skuadrës dhe situatës kontraktuale të Lionel Mesit.

Kontrata e “Topit të Artë” përfundon në qershorin e vitit 2021 dhe vlera e tij pritet të bjerë me 27.5%. Ish-shefi i transferimeve të Liverpulit dhe Totenhemit, Daniem Komolli, tha për “Sky Sports” një ditë më parë se klubet më të mëdha të Europës mund ta përdorin krizën për të pushtuar merkaton, duke bërë investime të rëndësishme.

“Unë kam folur me disa klube në Europë dhe një gjë të tillë ma kanë konfirmuar edhe klube mesatare. Ato kanë një shans të mirë për të firmosur me lojtarë të rinj të talentuar. Fola me një menaxher në Belgjikë javën e shkuar dhe ai më tha se klientët e tij, të cilët vlenin 35 milionë euro në janar, sot kushtojnë 11 milionë euro. Ti mund ta pushtosh tregun e merkatos duke transferuar disa lojtarë të mirë me çmime të arsyeshme.

Në javën e parë të izolimit unë po përpiqesha tëzbuloja se çfarë po ndodhte në Amerikën e Jugut. Tregu nuk ka ndryshuar akoma atje, sepse virusi nuk ka mbërritur. Klubet në Francë janë në telashe të mëdha. Monako ka 71 lojtarë nën kontratë. Belgjika gjithashtu. Standard Liezhi po falimenton. Këto janë tregjet ku unë do shoh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat