Ky shtet e anulon sezonin në futboll

Futboll

Ky shtet e anulon sezonin në futboll

Më: 7 maj 2020 Në ora: 16:52
Ky shtet e anulon sezonin në futboll

Federata e Futbollit të Gjibraltarit ka marrë vendim të mos vazhdohet edicioni 2019-20 i futbollit, e po ashtu nuk ka shpallur një kampion, si pasojë e masave kufizuese në vend.

Federata ka vendosur të mos shpallë kampion, ndërsa në momentin e pezullimit, ekipi i Europa kishte pesë pikë diferencë me St. Joseph’s, me katër ndeshje të mbetura.

Sidoqoftë, është marrë vendim që renditja që ishte në momentin e ndërprerjes të jetë finale. Europa do të marrë pjesë në kualifikime të Ligës së Kampionëve stinorin e ardhshëm, ndërsa St. Joseph’s në Ligën e Evropës.

Po ashtu në kualifikime të Ligës së Evropës do të marrë pjesë edhe Lincoln Red Imps, që ka qenë në vend të tretë në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat