Ishte dërguar me urgjencë në spital, vjen reagimi i trajnerit të madh

Futboll

Ishte dërguar me urgjencë në spital, vjen reagimi i trajnerit të madh

Më: 7 maj 2020 Në ora: 18:06
Ishte dërguar me urgjencë në spital, vjen reagimi i trajnerit të madh

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman ka reaguar për herë të parë pas dhimbjes në kraharor që ndjeu ditën e diel, e cila e bëri të shtrohej me urgjencë në spital.

Koeman deklaroi në një status në Twitter ditën e sotme se ndihet shumë mirë dhe se po shërohet, megjithëse e pranon se ishte një goditje e rëndë.

“Ishte me të vërtetë një goditje e rëndë për mua, por edhe për familjen dhe miqtë e mi. Fatmirësisht doktorët më ndihmuan në mënyrë të mrekullueshme dhe jam shumë mirënjohës.

Ishte shumë ndjesi e bukur të shikoje sa shumë njerëz u vunë në lëvizje. Jam falënderues për mesazhet e ëmbla nga njerëz që i njoh, por mbi të gjitha nga të panjohur. Më dha forcë kjo gjë dhe jam shumë falënderues për të.

Ndihem shumë mirë aktualisht. Kjo do të thotë se do të filloj punën time me të gjithë forcën, menjëherë sapo topi të fillojë të rrotullohet përsëri,” tha Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat