FIFA lejon pesë zëvendësime

Futboll

FIFA lejon pesë zëvendësime

Më: 8 maj 2020 Në ora: 15:20
FIFA e bën zyrtare, lejon pesë zëvendësime

FIFA ka dhënë dritën e gjelbërt që të bëhen brenda një ndeshje pesë zëvendësime.

E gjitha kjo vjen si rezultat i pandemisë së koronavirusit që ka pezulluar futbollin në dy muajt e fundit.

Skuadrat lejohen të bëjnë tri zëvendësime, por është vendosur për këtë ndryshim si masë e përkohshme për të ndihmuar skuadrat që të përballojnë më lehtë ndeshjet pas pushimit të gjatë për shkak të koronavirusit.

Ky ndryshim do të lejohet në gjitha garat dhe përfundon në fund të vitit.

I takon organizatorëve të garave të vendosin nëse do të implementojnë këtë, ka thënë FIFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat