Dënohet klubi grek për shqiptarin

Futboll

Dënohet klubi grek për shqiptarin

Më: 9 maj 2020 Në ora: 13:06
Dënohet klubi grek për shqiptarin

Asgjë nuk po shkon më mirë për Fiorin Durmishajn, por as për ata që ky sulmues zgjedh dhe që e rrethojnë. Tashmë me plotë gojën mund të quhet një “mallkim” për këtë lojtar, që është duke kaluar momente të errëta.

Ndërkohë që kur ishte pjesë e Panionosit dhe Shqipërisë, ishte duke shkëlqyer dhe në Greqi qarkullonte si talenti i ri më i mirë në qarkullim. Këto vlerësime sollën edhe largimin e tij nga kuqezinjtë, për të veshur fanellën helene.

Gjithashtu edhe një transferim te Olimpiakosi, por vetëm në letër. Pasi e panë në stërvitje, gjigandët grekë e dërguar këtë lojtar në huazim te Wasland Beveren, që luftonte për mbijetesë në Belgjikë. Atje Durmishaj rezultoi si një dështim, ndërsa nisi një tjetër huazim, këtë herë te Arisi.

Këta të fundit janë ndëshkuar për dy merkatot e radhës dhe pa të drejtën për të shitur dhe blerë lojtarë, pra në verë dhe dimrin e 2021. Kjo për shkakun se kishin paralajmërim se duhej të paguanin borxhet e tyre prej 1.2 milionë euro. Por skuadra greke nuk e bëri një gjë të tillë dhe mori një tjetër huazim në janar, duke sjellë Durmishajn dhe duke e aktivizuar në fushën e lojës.

Kjo ka mjaftuar që FIFA të marrë vendimin përfundimtar që Aris të mbesë pa merkato deri në 2021, me një verdikt që ka sjellë shumë bujë në futbollin e Greqisë dhe pritet të kalojë në KAS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat