“Icardi kurrë më me Interin”, Cassano tregon kush ekip paguan për të

Futboll

“Icardi kurrë më me Interin”, Cassano tregon kush ekip paguan për të

Më: 10 maj 2020 Në ora: 10:51
Icardi

Antonio Cassano beson se PSG do të blejë Masuro Icardin nga skuadra e Interit. Ai mendon se francezët do të paguajnë 70 mln euro për kartonin e futbollistit argjentinas në fund të këtij edicioni, pavarësisht krizës ekonomike të COVID-19.

“E di me siguri se Icardi nuk do të qëndrojë tek Interi. Ai është larg tani dhe nuk do ta veshë më fanellën zikaltër edhe nëse kthehet prej huazimit nga PSG.

“Për mendimin tim, Interi do të përfitojë 70 milionë euro nga shitja e Icardit. PSG do të paguajë, pasi për një lojtar si ai jepen aq para. Vlera e tij mbetet e pandryshuar edhe pas COVID-19. Jam i sigurt se nuk do të luajë më me Interin”, – tha ai në një lidhje live në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat