Alimi: Prioritet do të ketë Shkëndija

Futboll

Alimi: Prioritet do të ketë Shkëndija

Më: 10 maj 2020 Në ora: 14:01
Alimi: Prioritet do të ketë Shkëndija

Armend Alimi, futbollisti i mirënjohur i Shkëndijës së Tetovës, flet për gazetarin Reshat Ibrahimi, ka deklaruar se kohën në karantinë e kalon me fëmijët e tij, duke shikuar filma dhe duke bërë stërvitje individuale.

Mesfushori e pranon se e ka marrë malli për fubollin dhe se asnjëherë në karrierë nuk ka pushuar kaq gjatë.

32 vjecari shpreson në ristartin e kampionatit.

Ndërkohë, duke folur për të ardhmen te Shkëndija, pasi në fund të sezonit i përfundon kontrata me kuqezonjtë, kumanovari tha se prioritet do të ketë Shkëndija, ngase ky klub ka dhënë shumë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat