Mandzukic mund të rikthehet përsëri në Europë - Bota Sot
Mandzukic mund të rikthehet përsëri në Europë

Futboll

Mandzukic mund të rikthehet përsëri në Europë

Më: 10 maj 2020 Në ora: 14:08
Mandzukic mund të rikthehet përsëri në Europë

Mario Mandzukic mund të rikthehet përsëri në Europë. Kroati, i cili në muajin janar “braktisi” Juventusin mes polemikave për të kaluar në Katar tek Al-Duhail, duket se nuk është i lumtur në Azi.

33-vjeçari ka kërkuar që të rikthehet në kontinentin e vjetër dhe Galatasaray ka shfaqur interes konkret.

Sipas mediave turke, ekipi i drejtuar nga Fatih Terim e sheh Manduzkic si zëvendësuesin ideal të Radamel Falcao, i cili sipas gjasave do të largohet në verë drejt Arabisë Saudite.

Bisedimet mes drejtuesve të kampionëve të Turqisë dhe agjentit të sulmuesit kroat pritet të nisin shumë shpejt në mënyrë që tratativa të konkretizohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat