Napoli rifilloi sot stërvitjet

Futboll

Napoli rifilloi sot stërvitjet

Më: 10 maj 2020 Në ora: 14:26
Gennaro Gattuso

Napoli u kthye sot në stërvitje.

Skuadra e Serie A, Napoli, ka rifilluar sot stërvitjet në qendrën stërvitore të skuadrës, me trajnerin Gennaro Gattuso që u kthye për të qenë prezent.

Lojtarët ushtruan në grupe të ndara, por duke mbajtur distancë sociale, që do të thotë, seancat ishin individuale.

I gjithë stafi dhe lojtarët e Napoli kanë rezultuar negativ në testet e Covid-19, kështu që dyert e ‘Castel Volturno’ do të hapen sot.

Portierët  ishin të parët që arritën në qendrën stërvitore, Alex Meret, David Ospina dhe Orestis Karnezis, secili me fushën e tij të ndarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat