Lionel Messi dhuron ndihma për të luftuar Covid-19 në Argjentinë

Futboll

Lionel Messi dhuron ndihma për të luftuar Covid-19 në Argjentinë

Më: 11 maj 2020 Në ora: 22:50
Lionel Messi

Lionel Messi është një futbollist i madh si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj.

Ylli i Barcelonës ka dhuruar 500 mijë euro ndihma për fondacionin ‘Together for Health Argjentina’.

Lajmin e zbuluar ‘La Repubblica’, ndërsa paratë e dhuruar nga lojtari më i mirë në botë do të përdoren për të siguruar pajisje shëndetësore për stafin mjekësor, në mënyrë që të luftohet sa më mirë pandemia e Covid-19.

Messi ndërkohë është kthyer në stërvitjet e Barcelonës dhe shpreson për t’iu rikthyer normalitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat