Fiorentina ka nisur bisedimet me Milanin

Futboll

Fiorentina ka nisur bisedimet me Milanin

Më: 12 maj 2020 Në ora: 13:20
Paqueta

Fiorentina ka nisur bisedimet me Milanin për të arritur te kartoni i Lucas Paqueta. 

Kuqezinjtë mund të marrin vendimin për ta shitur përfundimisht brazilianin, i cili nuk po arrin të shpërthejë te kuqezinjtë, ku këtë sezon është aktivizuar vetëm 17 herë.

Drejtuesit e klubit vjollcë do ta kenë të vështirë të marrin shërbimet e brazilianit, pasi në garë për të është edhe Paris Saint Germain me drejtorin sportive të francezëve, Leonardo që e kërkon me ngulm mesfushorin.

Megjithatë deri në hapjen zyrtare të merkatos së verës çdo gjë është e mundur dhe vjollcët janë gati të përshpejtojnë çdo lëvizje në rast se si klubi ashtu edhe lojtari japin miratimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat