Courtois: Në asnjë moment unë nuk thashë se Real Madridi e meritonte të shpallej kampion

Futboll

Courtois: Në asnjë moment unë nuk thashë se Real Madridi e meritonte të shpallej kampion

Më: 12 maj 2020 Në ora: 13:40
Courtois: Në asnjë moment unë nuk thashë se Real Madridi e meritonte të shpallej kampion

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, e ka sqaruar deklaratën e tij lidhur me Barcelonën, duke insistuar se asnjëherë nuk ka thënë se Real Madridi duhet të shpallet kampion i La Ligës.

Belgu Thibaut Courtois tha javën e kaluar se Barcelonës nuk duhet t’i jepet trofeu i La Ligës nëse nuk është e mundur të zhvillohen ndeshjet e mbetura të sezonit 2019/20, shkaku i koronavirusit.

Mirëpo, La Liga e ka bërë të qartë se e ka synim ta kompletojë këtë sezon e jo ta lërë atë në gjysmë, përderisa djemtë e Quique Setien e mbajnë epërsinë prej dy pikësh ndaj Real Madridit në tabelën e La Ligës, me ende 11 ndeshje të mbetura.

Courtois u raportua se kishte thënë se Barcelona s’e meriton të shpallet kampione, por Real Madridi. Megjithatë, ai i sqaroi këto deklarata sërish.

“Në asnjë moment unë nuk thashë se Real Madridi e meritonte të shpallej kampion”, tha Courtois, në një intervistë të dhënë për Televizion Espanola.

“Nëse liga përfundohet, atëherë ne jemi në një pozitë më të mirë, edhe pse kemi humbur kundër Real Betisit”.

“Nëse i luajmë 11 ndeshjet e mbetura, atëherë kam shumë besim se skuadra e tij do ta fitojë ligën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat