Trajneri u acarua keq

Futboll

Trajneri u acarua keq

Më: 12 maj 2020 Në ora: 17:21
Giggs

Alex Ferguson është një nga trajnerët më fitues në historinë e futbollit. Gjatë 27 viteve që qëndroi në pankinën e Manchester United, skocezi fitoi plot 38 trofe të ndryshëm.

Edhe Ryan Giggs qëndroi gjatë te United, gjithë karrierën e tij e zhvilloi në “Old Trafford” (1990-2014) dhe ish-trajnerin legjendar e njeh në perkfeksion.

Uellsiani është bërë vetë trajner dhe prej vitit 2018 drejton kombëtaren e vendit të tij. Ai i është rikthyer problemeve të Ferguson me David Beckham dhe largimit të mesfushorit nga United. Debatet mes tyre nuk mbaronin kurrë. Trajneri u acarua keq njëherë dhe e goditi yllin anglez me këpucë në dhomat e zhveshjes, duke i shkaktuar një të çarë në vetull.

Aty u arrit kulmi siç rrëfen edhe Giggs për beIN Sports dhe Beckham u largua drejt Real Madrid në vitin 2003. “Të dy ziheshin vazhdimisht dhe ishte e qartë se njëri do të largohej. Situata u përkeqësua kur Ferguson e goditi Beckham me këpucë. Të nesërmen përfundoi në media ajo ngjarje dhe Ferguson ia bëri të qartë drejtuesve: Beckham duhet të largohet”, thekson Giggs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat