Fituan titullin kampion në Francë, lojtarët e PSG-s marrin një dhuratë speciale

Futboll

Fituan titullin kampion në Francë, lojtarët e PSG-s marrin një dhuratë speciale

Më: 12 maj 2020 Në ora: 21:27
Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain u kurorëzua zyrtarisht kampione e Francës për vitin 2020 pas vendimit të LFP për të përfunduar kampionatin përpara kohe, për shkak të pandemisë së koronavirus.

Lojtarët nuk patën mundësinë ta festojnë titullin, por prapë mundën të marrin një dhuratë.

Përveç bonuesve të dhëna nga klubi, ata do të marrin edhe një mbrojtëse telefoni prej ari 24 karatësh.

Kompania “IdesignGold” përmes rrjeteve sociale dha lajmin, duke postuar dhe disa prej lojtarëve të cilët kishin marrë dhuratën.

Modele të tillë do të dalin dhe në shitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat