Ky është lojtari i prekur me COVID-19 në Serie A

Futboll

Ky është lojtari i prekur me COVID-19 në Serie A

Më: 12 maj 2020 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Fiorentina ditë më parë ka konfirmuar se tre lojtarë dhe tre anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv për koronavirus, para se të riktheheshin në stërvitje individuale.

Ata janë vendosur në izolim për 14 ditë dhe do të testohen përsëri.

Sipas El Pais në Urugai, Cien por Ciento Deporte në Kile dhe Sport në Spanë, një nga lojtarët që ka dalë pozitiv është Caceres.

Reprezentuesi i Uruguait sapo ka mbushur 33 vite dhe besohet të jetë asimptomatik.

Ndërkohë, sot drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Joe Barone, ka konfirmuar se të gjithë anëtarët e tyre janë në rrugën e rimëkëmbjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat