Halili: Nëse fitojmë titullin...

Futboll

Halili: Nëse fitojmë titullin...

Më: 13 maj 2020 Në ora: 14:38
Halili: Nëse fitojmë titullin...

I pranishëm në mbledhjen mes drejtuesve të FSHF-së dhe presidentëve të klubeve ku u vendos data e rifillimit të kampionatit, ishte edhe numri 1 i Tiranës Refik Halili. Presidenti i bardhebluve në një pronocim për mediat preku temën e titullit, por u ndal edhe liçencimi.

100 vjetori dhe titulli? “Për titullin edhe do të flasim, por më mirë të flasim më vonë. Ne jemi para dhe do të  marshojmë. Sa i përket festës është prishur çështja e tifozerisë, kur të filloj kampionati do mendojnë. Unë kam shpresa të rikthimi i tifozëve, ne do gjejmë një formë për të festuar”.

Ka lojtarë që nuk duan të luajnë? “Ne kemi fat që të gjithë janë në Tiranë dhe të huajt. Nuk ka është njeri që nuk do të luaj, do gjejmë gjuhën dhe do jemi gati”.

Liçencimi? “Tre kritere që ka Federata dhe UEFA ne i kemi plotësuar. Përfitoj nga rasti që klubi ka bërë punë sëbashku me stafin e Federatës. Si dokumentacion është gati dhe marrëveshjen e kemi arritur me tatimet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat