Suedi, pa test

Futboll

Suedi, pa test

Më: 13 maj 2020 Në ora: 15:03
Suedi, pa test

Suedia është një nga vendet e rralla që mori masa jo shumë të ashpra kundrejt mbrojtjes nga pandemia “Covid-19” dhe me të njëjtën tempo vazhdon edhe në sport.

Sipas mediave britanike, futbollistët dhe trajnerët në Suedi, nuk do t’ju kërkohet të bëjnë një test për “COVID-19” para seancave stërvitore ose ndeshjeve.

Mirëpo ata do të duhet të plotësojnë çdo mëngjes një formë të vetëvlerësimit dhe ta dërgojnë me email tek mjeku i tyre i klubit, jo më vonë se dy orë para se të arrinin për stërvitje, ose para se të arrinin në një stadium për një ndeshje. Mjeku më pas do të vlerësojë nëse lojtarët dhe trajnerët janë mjaft të shëndetshëm për të marrë pjesë.

Autoritetet suedeze pritet të vendosin këtë javë nëse mund të fillojnë me futbollin gjatë muajit të ardhshëm. Ata shpresojnë të fillojnë me ndeshjet më 14 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat