Frikë te skuadra e Vedat Muriqit

Futboll

Frikë te skuadra e Vedat Muriqit

Më: 13 maj 2020 Në ora: 15:33
Frikë te skuadra e Vedat Muriqit

Edhe një rast i ri me Covid-19 është gjetur tek klubi i Fenerbahces.

Pas testeve të kryera për lojtarët, stafin teknik dhe punonjësit, klubi turk ka njoftuar se edhe një rast i ri është shfaqur në skuadrën e tyre.

“Testet e Covid-19 u kryen nga klubi ynë të hënën me 11 maj në objektet tona në ‘Samandira Can Bartu’ për të gjithë futbollistët, ekipet teknike dhe punonjësit. Rezultati i testit të një prej punonjësve tanë në Samandıra ishte pozitiv. Punonjësi ynë, testi i të cilit ishte pozitiv, është izoluar në shtëpi”, njofton klubi.

Vlen të theksohet se deri më tani, tre persona janë të infektuar në klubin e madh turk. Që të tre janë punonjës të ekipit të Fenerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat