Nuk bën pjesë në planet e klubit, duel i fortë Real-Barcelona për futbollistin e Bajernit

Futboll

Nuk bën pjesë në planet e klubit, duel i fortë Real-Barcelona për futbollistin e Bajernit

Më: 13 maj 2020 Në ora: 16:29
Kingsli Koman

Real Madrid dhe Barcelona janë gati të përballen me njëra-tjetrën këtë merkato për të siguruar shërbimet e sulmuesit anësor të Bajernit të Mynihut, Kingsli Koman, raporton “Sky”.

Francezi Koman nuk bën pjesë më në planet e klubit gjerman, sepse këta kanë zgjedhur Leroi Sane për të ardhmen e tyre, prandaj dhe do të përkushtohen në maksimum për ta sjellë në Mynih gjermanin që luan te Siti.

Koman mbush 24 vjeç së shpejti dhe pikërisht nga mosha e tij e re Bajerni synon të arkëtojë rreth 50 milionë nga shitja e francezit.

Për këtë arsye, 2 skuadrat spanjolle duhet t’i bëjnë llogaritë mirë kur të trokasin në dyert e kampionëve të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat