Man Utd përgatitë ofertë të lartë për Dembelen

Futboll

Man Utd përgatitë ofertë të lartë për Dembelen

Më: 14 maj 2020 Në ora: 11:10
Dembele

Manchester United është duke tentuar transferimin e sulmuesit francez Moussa Dembele.

Sulmuesi francez ka qenë lojtari kryesor i Lyonit këtë edicion, teksa mbetja jashtë garave evropiane ka bërë që ai të kërkojë largimin nga klubi.

Pas përfundimit të kampionatit francez para kohe shkaku i pandemisë Covid-19, Lyon ka mbetur jashtë garave evropiane si Liga e Evropës apo Liga e Kampionëve.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer sulmuesit francez që ka kërkuar largimin gjatë afatit kalimtar të verës.

E ardhmja e Dembeles pritet përsëri në Angli, teksa Manchester United po shihet si favoriti kryesor për transferimin e tij.

The Sun ka raportuar se Djajtë e Kuq janë pajtuar që të ofrojnë 70 milionë euro për transferimin e Dembeles në Old Traford.

23-vjeçari ka kaluar katër vite në Angli te Fulham, ka dhënë dritën e gjelbër për tu rikthyer në Ligën Premier.

Oferta e United është e kënaqshme për Lyonin, por klubi francez po pret Chelsean nëse do të ofrojnë më shumë për yllin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat