Federata kërkon modifikimin e karantinës

Futboll

Federata kërkon modifikimin e karantinës

Më: 14 maj 2020 Në ora: 12:52
Federata kërkon modifikimin e karantinës

Një datë e caktuar, por një tjetër për t’u konfirmuar. 18 maji është fiksuar si rifillimi i trajnimeve në grup, edhe pse me masa të “blinduara” për të gjitha ekipet. 13 qershori? Data e propozuar dhe e dëshiruar nga “Lega Clalcio” për të rinisur ndeshjet. Kjo u vendos dje në takim. Futbolli italian po përjeton momente të një “fermentimi” të madh, teksa synon të shohë dritën në fund të tunelit. Edhe nëse ekziston një nyjë mjaft e vështirë për t’u zgjidhur, menaxhimi i rasteve pozitive me Covid-19, palët po shkojnë drejt rifillimit.

Komiteti Teknik-Shkencor ka vendosur një karantinë të detyrueshme 14-ditore për secilin ekip, në të cilin një lojtar preket nga Coronavirus. Një skenar që, sigurisht, nuk është i pamundur të ndodhë. Një futbollist mund të infektohet, ndaj në fakt kjo do ta detyronte kampionatin të ndalej përsëri. Kjo është arsyeja pse, siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, FIGC ka një shpresë se standardet e izolimit, në këtë kuptim, të zvogëlohen dhe lirohen.

Dje, Vincenzo Spadafora në Parlament, edhe një herë foli për maturi ndaj rihapjes, duke theksuar përsëri se i gjithë grupi do të karantinohet, në rast të pozitivëve brenda ekipit. Federata, megjithatë, në dokumentin dërguar Ministrisë së Sportit, në të cilin pranoi gjetjet e CTS dhe vendosi protokollin e ri për rifillimin e stërvitjes në grupe, futi një frazë, e cila sugjeron që loja nuk duhet të konsiderohet e mbyllur, për aq sa ka të bëjë me sjelljen që duhet të ndiqet, kur fillon të luhet përsëri.

Shpresa është në një ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga Kryeministri Conte, duke u mbështetur në qasjen transversale, që në botën politike mbështet futbollin në betejën e tij për të filluar përsëri: “Më pas, në bazë të disponimit të kombinuar të provave epidemiologjike dhe të masave të qeverisë, që do të miratohen, presim udhëzime të azhurnuara për një relaksim të mundshëm të ‘karantinës vullnetare”, në mënyrë që vijojnë trajnimet dhe garat”.

Një kërkesë, prapa së cilës qëndron pakënaqësia e UEFA-s për mënyrën sesi Italia po e zgjidh situatën. Afatet e rifillimit janë gjithnjë e më të afërta: deri më 25 maj, planet do të duhet të paraqiten në UEFA, deri më 2 gusht kampionatet të përfundojnë. Dhe pastaj do të luhen kupat europiane, për të cilat protokolli do të jetë shumë më i ngjashëm me atë gjerman, i cili, siç dihet, nuk siguron izolim për të gjithë grupin në rast se një futbollist rezulton pozitiv.

Loja do të luhet kryesisht në këtë aspekt: ​​Komiteti Teknik-Shkencor ngulmon se rreziku i infektimit është shumë i lartë në futboll, ndërsa FIGC fillimisht mendoi për modelin e miratuar nga Bundesliga. Tani për tani, ekziston një ngërç, që do të zgjidhet brenda dhjetë ditësh. UEFA pret përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat