Futbollisti i Kombëtares thyen çdo rregull

Futboll

Futbollisti i Kombëtares thyen çdo rregull

Më: 14 maj 2020 Në ora: 16:18
Futbollisti i Kombëtares thyen çdo rregull

Futbollisti i Kombëtares thyen çdo rregull.

Sulmuesi i Ahmat Groznit, Odise Roshi zgjodhi ta kalonte në Shqipëri periudhën e izolimit, konkretisht në qytetin e lindjes së tij, Fier.

Pikërisht nga Fieri vjen dhe një foto “provokuese” e Roshit, i cili ka zgjedhur të stërvitet me disa shokë të tij në grup, gjë e cila është e ndaluar me urdhër qeverie deri në datë 18 maj.

Fotoja është publikuar në Instagramin e vetë Roshit dhe aty bën pjesë gjithashtu sulmuesi i Flamurtarit, Andi Ribaj. Në foto janë plot 11 persona të cilët kanë hedhur krahun në qafë njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat