Xhevat Prekazi kundër Prishtinës!

Futboll

Xhevat Prekazi kundër Prishtinës!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2020 Në ora: 17:57
Xhevat Prekazi kundër Prishtinës

Në vitin 1984, Xhevat Prekazi ka luajtur kundër Prishtinës në stadiumin e bukur “Polud” në Split! 

Prekazi, atëkohë luante për klubin e madh Hajdukun nga Spliti. Ai u paraqit titullar si zakonisht dhe me Prishtinën u ndanë baras (2:2), në ndeshjen e javës së katërt të Ligës së Parë federative të ish Jugosllavisë. 

Kjo sfidë u zhvillua me 5 shtator të vitit 1984. 

Image

Sporti i Rilindjes, 6 shtator - 1984

Hajduku printe në tabelë me 6 pikë e Prishtina renditej në pozitën e  9-të me 4 sosh. 

Në anën tjetër, Fadil Vokrri me shokë, dhuruan një lojë të bukur. Prishtina angazhohej me mish e me shpirt dhe si fryt i kësaj e nxori një pikë të madhe, duke e lënë të shtangur Hajdukun e Xhevat Prekazit, të Zlatko Vujoviqit, Blazh Slishkoviqit, Zoran Vujoviqit, Aljosh Asanoviqit...   

Hajduku kishte kaluar në epërsi me golin e Xhevat Prekazit në minutën e 16-të, ndërsa Fadil Vokrri barazoi shifrat 1:1 në atë të 28-tën.

Një minutë pa përfunduar pjesa e parë Gudelj shënon për 2:1 në favor të Hajdukut. Në pjesën e dytë, Zoran Batroviqi barazoi rezultatin 2:2 pikërisht në minutën e 67-të dhe i solli një pikë të madhe Prishtinës. Vokrri u vlerësua me notë të madhe, sa e kishte numrin në shpinë, 9-të, trim i ndeshjes. 

Hajduku-Prishtina    2:2
Stadiumit "Polud", në Split.
Shikues: 25.000.
Gjyqtarë: Nikolla Roganoviq (Zrenjanin), Rajko Foliç (Podgorica), Vasil Alaxhajkovi (Shkup).
Shënues: Prekazi (16'), Gudel (44') - Vokrri (28') e Batroviqi (67').
Kartonat e verdhë: Prekazi - Nexhipi, Shengyli.
Hajduku: Pudari 7, Milushi 6, Andrijasheviqi 6, Gudelj 6, Bogdanoviqi 6 (Shushujara), Çeliqi 6, Zllatko Vujoviq 6, Slishkoviq 8, Zoran Vujoviq 7, Asanoviq 6 dhe Prekazi 7.
Prishtina: Neshet Zhaveli 6, Skënder Shengyli 7, Shefqet Sinani 7 (Faton Domi), Sahit Kelmendi 7, Rifat Mehinoviqi 8, Xhevdet Muriqi 8, Kujtim Shala 5 (Agim Cana 6), Mensur Nexhipi 7, Fadil Vokrri 9, Fadil Muriqi 6 dhe Zoran Batroviqi 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat