Nuk flet për muzikë, Meda iu drejtohet futbolldashësve si president i Hajvalisë 2020

Futboll

Nuk flet për muzikë, Meda iu drejtohet futbolldashësve si president i Hajvalisë 2020

Më: 15 maj 2020 Në ora: 09:26
Meda

Meda përvec që është i suksesshëm në muzikë, del të jetë edhe në fuboll.

Ai është emëruar president i klubit të sapoformuar, Hajvalia 2020.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i ri në faqen zyrtare në Facebook.

“F.C Hajvalia 2020 ka nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush një figurë të shquar në Kosovë. Një prej artistëve më të mëdhenjë kosovar, një tifoz i madh i futbollit, sot, zyrtarisht, është zgjedhur president i klubit tonë. Zonja dhe zotërinjë, Mehdin Pergjeçaj – MEDA!”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi.

Ai iu është drejtuar futbolldashësve me një video mesazh, ku thotë se i është gëzuar lajmit për klubin e ri Hajvalia 2020.

“Jam i lumtur që keta ish-sportistë të dalluar nuk e kanë harruar kontributin tim që kam bërë në Hajvali, vitet e kaluara”.

“Më kanë nderuar duke më ofruar pozitën e presidentit të klubit Hajvalia 2020”.

Më tutje ai thotë se ky klub do t’i rezistojë kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat